Dronë në hapsirën ajrore, mbyllet aeroporti i Kopenhagenit

Dronë në hapsirën ajrore, mbyllet aeroporti i Kopenhagenit

22:02, 22/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këtë të hënë, aeroporti ndërkombëtar Kastrup në Kopenhagë u mbyll në mbrëmje, pasi dy dronë të mëdhenj u zbuluan në hapësirën ajrore pranë tij.

Sipas Reuters, radarët e aeroportit identifikuan dronët, çka solli ndërprerjen e operacioneve ajrore dhe devijimin e të paktën 15 fluturimeve drejt aeroporteve të tjerë pranë kryeqytetit danez.

Mediat lokale raportojnë për prani të shtuar të forcave të policisë në zonën e aeroportit, ndërkohë që autoritetet janë në hetime për të përcaktuar origjinën dhe qëllimin e dronëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco