Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video emocianale në nder të aktivistit Charlie Kirk. Fox News raportoi se kjo video përmbante fragmente nga fjalimi që mbajti gruaja e tij."Nuk e ke idenë se çfarë zjarri ke ndezur" tha Erika, gruaja e Charlie Kirk. Ajo tha se Charlie donte të mbahej mend për guximin dhe besimin e tij dhe se vrasja e tij la pas një misioni të rëndësishëm për botën.
From everyday Americans to Cabinet Members—Charlie Kirk’s voice shaped a movement. Watch the message that inspired them all. ❤️⬇️ pic.twitter.com/LlL88j53xq
— The White House (@WhiteHouse) September 21, 2025
"Keqbërësit përgjegjës për vrasjen e burrit tim nuk e kanë idenë se çfarë kanë bërë. Ata e vranë Charlie-n sepse ai predikoi një mesazh patriotizmi, besimi dhe dashurie të mëshirshme të Zotit. Të gjithë duhet ta dinë këtë. Nëse mendonit se misioni i burrit tim ishte i fuqishëm më parë, nuk e keni idenë. Nuk e keni idenë se çfarë keni lëshuar në të gjithë këtë vend, në këtë botë. Nuk e keni idenë" tha Erika.
© SYRI.net