Lajmi i fundit

SPAK shpall në kërkim pronarin e disko ‘Road Hause’. Isa Aliu, pjesë e grupit të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

Tronditëse në SHBA, trupat e një gruaje dhe dy fëmijëve të vegjël gjenden pa jetë në liqenin Michigan

Tronditëse në SHBA, trupat e një gruaje dhe dy fëmijëve të vegjël gjenden pa jetë në liqenin Michigan

10:40, 15/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje tronditëse me elementë thriller ka ndodhur të shtunën, më 13 shtator, në liqenin Michigan, pranë Çikagos, ku brenda pak orësh janë gjetur tre trupa pa jetë, i një gruaje dhe dy fëmijë të vegjël.

Rreth orës 2:30 të pasdites, autoritetet nxorën nga uji trupat e një gruaje 31-vjeçare dhe një djali 6-vjeçar, në zonën e South Hayes Drive. Ekipet e shpëtimit konfirmuan vdekjen e tyre në vendngjarje.

Më herët gjatë ditës, rreth orës 11:30 të mëngjesit, në një pikë tjetër të liqenit, ishte gjetur edhe trupi i një foshnjeje – një vajzë e vogël.

Policia e Çikagos ka deklaruar se të tria rastet duket se janë të lidhura dhe po hetohen si pjesë e një ngjarjeje që dyshohet të ketë lidhje me një konflikt familjar. Megjithatë, shkaqet e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet.

Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike, ndërsa hetimet vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco