Lajmi i fundit

SPAK shpall në kërkim pronarin e disko ‘Road Hause’. Isa Aliu, pjesë e grupit të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

Deklaratë e fortë në rrjet ndaj Soros: Liberalët kanë marrë para nga një nazist i vërtetë

Deklaratë e fortë në rrjet ndaj Soros: Liberalët kanë marrë para nga një nazist i vërtetë

09:24, 15/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në profiling e tij në instagram, aktivisti i njohur, Antonie Tucker, ka publikuar së fundmi një deklaratë ku akuzon qarqe liberale se kanë përfituar para nga një “nazist i vërtetë” që, sipas postimit, “nuk beson në Zot dhe e ka ndërtuar pasurinë mbi jetët e të tjerëve”.

Akuza është për miliarderin e ekstremit të majtë, George Soros.

Në postim pretendohet gjithashtu se komentuesit online pro-liberalë ishin “aktorë të paguar” dhe se fondet e USAID – pra fonde publike amerikane – janë përdorur për të financuar propagandën e tyre. “Ata përdornin paratë tona për të gënjyer qytetarët ndërsa debatonin gjithë ditën duke e ditur që ishin të paguar për këtë”, thuhet në deklaratë.

Autori i postimit i është drejtuar edhe drejtuesit të kompanisë Meta, Mark Zuckerberg. Ai shprehet se e kupton presionin që Zuckerberg ka pasur dhe vlerëson disa nga ndryshimet e bëra, duke i kërkuar “përulësisht” që problemet me llogarinë e tij të zgjidhen.

Deklarata ka ngjallur reagime të shumta në rrjet me qëndrime pro dhe kundër saj.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco