Publikohet bilanci i dy viteve luftë.
Al Jazeera raporton se që nga 7 tetori 2023, kohë kur nisi dhe konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Palestinës, sipas burimeve nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe raportimeve ndërkombëtare, kanë humbur jetën 1,038 viktima palestinezë.
Mes tyre janë 212 fëmijë, ndërsa më shumë se 9,977 persona janë plagosur.
Aktualisht, 11,040 palestinezë ndodhen në burgjet izraelite, ku 3,577 prej tyre mbahen pa asnjë akuzë zyrtare, në kuadër të të ashtuquajturit ndalim administrativ një praktikë që është kritikuar gjerësisht nga organizatat ndërkombëtare si shkelje e të drejtave themelore të njeriut.
© SYRI.net