Agresioni rus/ Reagon Moska: Pretendimet janë të pabaza! Këshilltari i Zelenskit nxjerr foton e mjeteve fluturuese mbi Poloni

Agresioni rus/ Reagon Moska: Pretendimet janë të pabaza! Këshilltari i Zelenskit nxjerr foton e mjeteve fluturuese mbi Poloni

11:32, 10/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ngarkuari i përkohshëm me punë i Rusisë në Poloni, Andrey Ordash, ka mohuar pretendimet se dronë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore polake.

“Ne besojmë se këto pretendime janë të pabaza. Nuk ka asnjë provë që këta dronë janë me origjinë ruse,” deklaroi ai.

Ordash shtoi se është thirrur nga Ministria e Jashtme polake për të diskutuar këtë çështje, duke nënvizuar se Moska i konsideron akuzat pa bazë.

Reagimi vjen pas raportimeve nga Polonia se gjatë natës disa dronë rusë u rrëzuan mbi territorin e saj, në një situatë që Polonia e cilësoi si provokim të mundshëm në shkallë të gjerë.

Ndërkohë këshilltari i Zelenskit akuzoi Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj Polonisë. Mykhailo Podolyak, ka postuar këtë hartë në rrjetet sociale, e cila sipas tij tregon dronët rusë mbi Ukrainë gjatë natës së kaluar. Disa nga dronët duket se kanë hyrë në territorin e Polonisë.

Harta vetë nuk është nga një burim zyrtar, por vjen nga një kanal Telegrami i menaxhuar nga vullnetarë që ndjekin dhe paralajmërojnë ukrainasit për sulme ajrore të mundshme.

“Rusia sulmoi Poloninë me dronë në mënyrë të qëllimshme, të menduar dhe me qëllime specifike,” shkruan Podolyak në postimin në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco