Sulmi rus me dronë mbi Poloni/ A ishte ky një test për vendosmërinë e NATO-s?

Sulmi rus me dronë mbi Poloni/ A ishte ky një test për vendosmërinë e NATO-s?

10:29, 10/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Frank Gardner, BBC

Pyetja kyçe këtu është: a ishte ky një akt i qëllimshëm nga Kremlini për të testuar reagimin e NATO-s?

Humbja e një droni mbi hapësirën ajrore të Polonisë mund të shihet si aksident; ka ndodhur edhe më parë.

Por hyrja e “dronëve të shumtë”, siç raporton Polonia, duket shumë më e qëllimshme.

Për të qenë të qartë, kur flasim për dronë në këtë kontekst, nuk bëhet fjalë për ato kuadrokopterët e vegjël që gjurmojnë ushtarë në llogore në vijën e frontit me një granatë apo predhë artilerie të varur poshtë.

Këtu bëhet fjalë për mjete shumë më të mëdha, pa pilot, të mbushura me eksplozivë të fuqishëm.

Shahed-136 i prodhuar në Iran, për shembull, është 3.5m i gjatë dhe 2.5m i gjerë. Kopjet e prodhimit rus të tyre, Geran-2, mund të mbajnë një ngarkesë prej 30 deri në 50 kg eksploziv, mjaftueshëm për t’u përplasur në një bllok banimi dhe për të vrarë ose gjymtuar banorët e disa apartamenteve.

Çdo bisedë që kam pasur së fundmi me zyrtarë ushtarakë të NATO-s apo ekspertë akademikë për hapat e ardhshëm të mundshëm të Rusisë, përfundon me të njëjtin mendim: Moska do të dojë të testojë vendosmërinë e NATO-s në një mënyrë ose tjetër.

Duke pasur parasysh afërsinë e dukshme të Donald Trump me Vladimir Putinin, ka njëfarë skepticizmi nëse administrata e tij do t’i vinte realisht në ndihmë një vendi anëtar të NATO-s, nëse ai do të sulmohej pranë kufijve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco