Çfarë pritet të ndodhë me Katarin dhe Lindjen e Mesme pas sulmit?

Çfarë pritet të ndodhë me Katarin dhe Lindjen e Mesme pas sulmit?

23:08, 09/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për herë të dytë brenda tre muajsh, Katari i vogël, por jashtëzakonisht i pasur, është gjendur nën goditjen e raketave. Pas sulmit simbolik të Iranit në qershor ndaj bazës ajrore amerikane në al-Udeid, afër Dohas, vendi po përballet sërish me rreziqe që rrisin tensionet në gjithë rajonin.

Në familjen sunduese Al-Thani, një nga dinastitë më të fuqishme të Gjirit, duket se po ngrihen pikëpyetje serioze mbi politikat e Katarit: strehimin e një organizate të shpallur terroriste, por edhe të një baze të madhe amerikane, e cila e kthen vendin në objektiv të vazhdueshëm.

Ndërkohë, Doha ka qenë më shumë e fokusuar në shfrytëzimin e pasurisë së saj të gazit natyror për të blerë aksione strategjike në tregjet globale dhe prona luksoze në Londër, sesa në aventura ushtarake. Por sulmi i fundit mund të ndryshojë prioritetet e Katarit dhe të vendosë në provë ekuilibrin e brishtë rajonal.

Bisedimet e paqes në Gaza, të ndërmjetësuara nga Katari, tashmë janë bllokuar. Kjo përbën një lajm të keq si për pengjet izraelite, jeta e të cilëve mbetet në rrezik, ashtu edhe për civilët palestinezë, që vazhdojnë të përballen me dhunë dhe krizë humanitare të përditshme.

Nga ana tjetër, Izraeli ka treguar se me mbështetjen e heshtur të administratës amerikane mund të godasë pa pasoja serioze, qoftë në Gaza, Liban, Siri, Iran apo Jemen. Por sulmi ndaj Katarit mund të jetë një vijë e kuqe edhe për Donald Trump, pasi një reagim negativ rajonal ka shumë gjasa të drejtohet kundër interesave amerikane – më të prekshme se ato izraelite.

Pyetja që mbetet e hapur: A do të kthehet Katari nga një ndërmjetës i paqes në një vatër të re konflikti në Lindjen e Mesme?/ BBC - Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco