Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas sulmit në Katar, duke thënë se ndihet “shumë keq” dhe se e konsideron Katarin si një “aleat dhe mik të fortë” të Shteteve të Bashkuara.
“Dua që të gjithë pengjet dhe trupat e të vdekurve të lirohen dhe kjo luftë të përfundojë tani! Fola edhe me kryeministrin Netanyahu pas sulmit. Ai më tha se dëshiron të bëjë paqe. Besoj se ky incident i pafat mund të shërbejë si një mundësi për paqe,” shkroi Trump.
Ai konfirmoi gjithashtu se ka folur me Emirin dhe kryeministrin e Katarit, duke i falënderuar ata për “mbështetjen dhe miqësinë” e tyre ndaj SHBA-së.
Ai e bën të qartë se vendimi për të sulmuar udhëheqësit e Hamasit në Doha u mor nga Kryeministri Netanyahu, nuk ishte një vendim i marrë prej tij.
Presidenti amerikan thotë se bombardimi i një "kombi sovran dhe aleati të ngushtë" të SHBA-së, "që po punon shumë fort dhe po merr me guxim rreziqe me ne për të ndërmjetësuar paqen, nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit apo të Amerikës".
Megjithatë, eliminimi i Hamasit, i cili ka përfituar nga mjerimi i atyre që jetojnë në Gaza, është një qëllim i denjë, shton ai.
Pasi mësoi për sulmin izraelit, Trump thotë se "i dha menjëherë udhëzime" të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, që të "informonte katarianët për sulmin e afërt" - por shton se ishte "tepër vonë për të ndaluar sulmin".
© SYRI.net