Trupi i pajetë i një drejtuesi të lartë të një kompanie minerare është gjetur i dekompozuar, në një tjetër ngjarje të përfshirë në serinë e vdekjeve misterioze të zyrtarëve dhe biznesmenëve rusë që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Sipas mediave ruse, trupi i Alexey Sinistyn, CEO i kompanisë së nxjerrjes së kaliumit dhe magnezit K-Potash Service, u gjet të hënën pranë eksklavës ruse të Kaliningradit.
Kufoma është gjetur pa kokë, raportoi agjencia shtetërore RIA Novosti, duke shtuar se trupi u gjet nën një urë, me një lita të lidhur.
Sinistyn drejtonte kompaninë që nga tetori i vitit 2022 dhe ishte angazhuar në zhvillimin e një mine potasi pranë kufirit të Kaliningradit me Poloninë.
Ky është rasti i 19-të i një vdekjeje të dyshimtë të zyrtarëve dhe biznesmenëve rusë që nga shkurti i vitit 2022, kur nisi pushtimi i Ukrainës.
Shumica e viktimave kanë qenë drejtues të lartë në sektorët e energjisë, transportit dhe pasurive të paluajtshme, përfshirë kompani gjigante shtetërore.
Sipas shërbimit informativ azerbajxhanas Caliber, 10 nga këto vdekje ndodhën vetëm në vitin 2022, shpesh të shoqëruara me rënie nga dritaret, plagë me armë zjarri ose “shkaqe natyrore” të pashpjegueshme. Përveç biznesmenëve elitarë, viktima të mistershme ka pasur edhe në radhët e ushtrisë dhe zyrtarëve qeveritarë.
© SYRI.net