Paralajmërimi i fundit i Netanyahut ndaj banorëve të Gazës: Largohuni tani!

Paralajmërimi i fundit i Netanyahut ndaj banorëve të Gazës: Largohuni tani!

20:23, 08/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka lëshuar sot një paralajmërim të fortë për banorët e qytetit të Gazës, duke u bërë thirrje të largohen sa më parë, vetëm pak orë pasi Izraeli njoftoi se do të intensifikojë sulmet ajrore në këtë zonë.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt civilëve, Netanjahu deklaroi:

Më dëgjoni me kujdes: Ju është bërë paralajmërimi, largohuni tani!

Ai theksoi gjithashtu se forcat izraelite po riorganizohen dhe po grumbullohen në qytetin e Gazës në kuadër të operacioneve tokësore që pritet të nisin së shpejti.

Situata në Rripin e Gazës vijon të jetë jashtëzakonisht e tensionuar, ndërsa përshkallëzimi i operacioneve ushtarake nga ana e Izraelit ka ngritur shqetësime serioze për një krizë të re humanitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco