FOTO/ Vizita e fshehtë e Melonit në New York: Udhëtim privat për vajzën apo takim pune i fshehur?

FOTO/ Vizita e fshehtë e Melonit në New York: Udhëtim privat për vajzën apo takim pune i fshehur?

19:12, 08/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është përballur me një valë polemikash pas një vizite të papritur dhe të pa njoftuar në New York gjatë fundjavës. Mungesa e saj nga skena publike prej të premtes deri të hënën ka ngritur shumë pikëpyetje, duke shtyrë partinë Italia Viva të kërkojë zyrtarisht sqarime nëse Meloni ka përdorur apo jo fluturime shtetërore dhe nëse udhëtimi ka qenë privat apo me karakter politik.

Sipas një reagimi zyrtar nga Palazzo Chigi (zyra e kryeministres), Meloni ka qenë në New York për një udhëtim plotësisht privat, si pjesë e një dhurate për ditëlindjen e vajzës së saj Ginevra, e cila mbush vite së shpejti. “Të paktën një herë në vit, kryeministrja ka të drejtën të ushtrojë rolin e saj më natyral: atë të nënës”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, zyra e saj sqaroi se udhëtimi është kryer me fluturime të linjës dhe jo me avionë shtetërorë.

Pavarësisht këtij sqarimi, Italia Viva, përmes senatorit Enrico Borghi, ka paraqitur një interpelancë parlamentare ku kërkon të dihet nëse Meloni ka marrë pjesë në ndonjë aktivitet institucional të pa publikuar në Itali apo jashtë saj, konkretisht në New York, dhe nëse janë përdorur mjetet shtetërore për udhëtimin.

Meloni, ka reaguar me tone të ashpra duke paralajmëruar veprime ligjore ndaj atyre që, sipas saj, përhapin informacione të rreme apo bëjnë insinuata lidhur me qëllimin e vërtetë të udhëtimit.

Gjatë mungesës së saj, kryeministrja mungoi në disa aktivitete me rëndësi të lartë si Forumi i Cernobbio-s, Çmimi i Madh i Monzës apo ceremonia për homazhet ndaj stilistit Giorgio Armani – prani që, sipas opozitës, ishte e domosdoshme nga ana e saj.

Ndërkohë, për koincidencë, edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump ndodhej në New York në të njëjtën kohë për të ndjekur finalen e US Open mes Alcaraz dhe Sinner, duke shtuar dyshimet se mund të ketë pasur ndonjë takim të pa publikuar mes tyre.

Kjo mbetet e pa konfirmuar./ Alba Kepi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco