Trump paralajmëroi Hamasin me një propozim të fundit, organizata palestineze kërkon vetëm një sqarim në marrëveshjen me Izraelin

Trump paralajmëroi Hamasin me një propozim të fundit, organizata palestineze kërkon vetëm një sqarim në marrëveshjen me Izraelin

07:00, 08/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Të gjithë duan që pengjet të kthehen në shtëpi. Të gjithë duan që kjo luftë të mbarojë. Izraelitët i kanë pranuar kushtet e mia. Është koha që edhe Hamasi t’i pranojë ato. E kam paralajmëruar Hamasin për pasojat e refuzimit. Ky është paralajmërimi im i fundit, nuk do të ketë asnjë të dytë.”

Ky ishte ultumatumi që shkroi Donald Trump në Truth, duke ia bërë të qartë Hamasit se do të kishte pasoja nëse nuk pranon propozimin e fundit të presidentit të SHBA-së.

Një burim pranë Hamasit tha se organizata nuk do ta përjashtonte propozimin e Donald Trump për një marrëveshje për lirimin e pengjeve, sipas së cilës të 48 të burgosurit do të liroheshin ditën e parë në këmbim të mijëra militantëve.

Sipas burimit, nga perspektiva e grupit palestinez, “nevojitet sqarim mbi marrëdhënien midis lirimit të pengjeve dhe numrit të të burgosurve palestinezë që do të lirohen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco