Tragjedi në qiellin italian, humb jetën gjatë hedhjes eksperti i parashutizmit

Tragjedi në qiellin italian, humb jetën gjatë hedhjes eksperti i parashutizmit

15:39, 07/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tragjedi goditi komunitetin e parashutizmit italian pranë Romës.

Sandro Bigozzi, 49 vjeç, ekspert parashutizmi nga Grosseto, humbi jetën pasi u rrëzua pranë pistës në via Prenestina Nuova, Montecompatri, gjatë një hedhjeje nga 1.500 metra lartësi.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat policore, zjarrfikësit dhe shërbimi i urgjencës, por ndihma rezultoi e pamjaftueshme për të shpëtuar jetën e sportistit.

Sipas të dhënave paraprake, pas dështimit të hapjes së parashutës kryesore, Bigozzi tentoi të përdorte parashutën e emergjencës.

Trupi i tij është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Tor Vergata-s për autopsinë.

Bigozzi ishte një figurë e njohur dhe shumë e respektuar në komunitetin e parashutizmit sportiv, me mbi 6.500 hedhje në karrierë dhe mbi 50 mijë ndjekës në Instagram, ku shpërndante vazhdimisht aventurat e tij në ajër. Postimi i tij i fundit ishte një foto nga lartësia, pak para tragjedisë.

Përveç pasionit për parashutizmin, Bigozzi punonte si përfaqësues i një kompanie farmaceutike. Ai la pas bashkëshorten Francesca dhe dy vajza të vogla.

Komuniteti i parashutizmit dhe miqtë e tij kanë ndarë dhjetëra mesazhe emocionuese në rrjetet sociale.

Ngjarja ka tronditur komunitetin, duke lënë një boshllëk të madh mes miqve, familjes dhe adhuruesve të parashutizmit italian dhe ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco