Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka lëshuar 805 dronë në sulmet gjatë natës.
Në njoftimin e tyre thuhet se gjatë këtyre sulmeve janë lëshuar edhe 13 raketa, raporton BBC.
Nga numri i përgjithshëm i dronëve të lëshuar, sipas forcave ajrore të Ukrainës, 751 janë rrëzuar.
Ka edhe persona të vdekur.
Ky është sulmi më i madh ajror i Rusisë në Ukrainë, prej nisjes së luftës i cili i ka vënë zjarrin njërës prej ndërtesave kryesore të Qeverisë ukrainase në Kiev, dhe ka lënë të vdekur tre persona, përfshirë një foshnje, trupi i së cilës është nxjerrë nga rrënojat, kanë thënë zyrtarët ukrainas të dielën.
Ky është numri i madh i dronëve të nisur nga Rusia prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022.
Me rritjen e numrit të sulmeve në perëndim të Ukrainës, Polonia i ka aktivizuar aeroplanët e vet për të garantuar sigurinë, ka bërë të ditur komanda operacionale e ushtrisë polake.
© SYRI.net