Zgjidhja e konfliktit në Ukrainë kërkon një dialog të vështirë dhe të ndërlikuar midis palëve të përfshira. Kështu është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një interviste për agjencinë shtetërore ruse TASS, në kuadër të Forumit Ekonomik Lindor që po mbahet në Vladivostok.
Peskov theksoi se presidenti rus Vladimir Putin gëzon mbështetje të plotë nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë në përpjekjet e tij për të zhvilluar dialog me presidentin amerikan Donald Trump, me qëllim arritjen e paqes në Ukrainë.
“Mbështetja është absolutisht e plotë,”, deklaroi Peskov, “por, natyrisht, dialogu i ardhshëm mbetet ende mjaft i vështirë.”
Deklarata vjen në një moment kur tensionet në terren vazhdojnë, ndërsa përpjekjet diplomatike për një zgjidhje afatgjatë janë ende larg një rezultati konkret.
© SYRI.net