Shtëpia e Bardhë ka rritur presionin ndaj Venezuelës. Presidenti Donald Trump ka deklaruar se nëse avionët luftarakë venezuelianë fluturojnë mbi anijet detare amerikane do të rrëzohen.
Paralajmërimi i presidentit vjen pasi Venezuela fluturoi me avionë ushtarakë pranë një anijeje amerikane në brigjet e Amerikës së Jugut, veprim i cili u cilësua shumë provokues nga Departamenti i Mbrojtjes.
Teksa u pyet nga gazetarët se çfarë do të ndodhte nëse kjo situatë përsëritej, Trump theksoi se Venezuela do të ishte në telashe. Ai i tha gjeneralit se mund të bënte çfarë të donte nëse situata përshkallëzohej.
âDhe kur shoh anije qĂ« vijnĂ«, me tĂ« gjitha llojet e drogĂ«s, ne do tâi eliminojmĂ«. Dhe nĂ«se njerĂ«zit duan tĂ« argĂ«tohen duke udhĂ«tuar nĂ« det tĂ« hapur, do tĂ« jenĂ« nĂ« telashe. Do tâi njoftojmĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«. Gjeneral, nĂ«se e bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ«, keni mundĂ«si tĂ« bĂ«ni çfarĂ« tĂ« doni, nĂ« rregull? NĂ«se fluturojnĂ« nĂ« njĂ« pozicion tĂ« rrezikshĂ«m, do tĂ« thoja se ju ose kapitenĂ«t tuaj mund tĂ« merrni vendimin se çfarĂ« duan tĂ« bĂ«jnĂ«.â
Që nga rikthimi i tij në detyrë në janar, presidenti republikan ka intensifikuar vazhdimisht përpjekjet e tij kundër trafikimit të drogës në Amerikën Latine.
Nga ana tjetër, presidenti i Venezuelës, Nicolås Maduro, ka thënë se akuzat e SHBA-së për vendin e tij nuk janë të vërteta. Maduro ka akuzuar administratën Trump se po kërkon ndryshim të pushtetit përmes kërcënimeve ushtarake.
Pak ditë më parë, ushtria amerikane sulmoi një anije e cila dyshohet se ishte me drogë duke vrarë pranë Karaibeve 11 persona dhe fundosur varkën, që sipas administratës Trump vinte nga grupet terroriste të Venezueles.
© SYRI.net