Paniku ka përfshirë zonën Pirou të Normandisë pasi një automjet përplasi aksidentalisht disa këmbësorë. Sipas Le Parisien, shoferi u përplas në tarracën e një picerie, duke vrarë një person dhe duke plagosur disa të tjerë.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, zjarrfikësit u kanë ofruar ndihmën e parë gjithsej 6 personave të lënduar, katër këmbësorëve dhe dy pasagjerëve të makinës.
"Nga provat fillestare të mbledhura, duket se shoferi i automjetit u sëmur papritur", tha prokurori i Coutances, Gauthier Poupeau.
"Automjeti vazhdoi përgjatë rrugës për disa metra përpara se të godiste një grup njerëzish. Një grua vdiq dhe tre persona të tjerë janë në gjendje kritike. Teoria e drejtimit të qëllimshëm të mjetit përjashtohet zyrtarisht", theksoi ai më tej.
© SYRI.net