Një zjarr i madh ka përfshirë ish-selinë e BBC-së në Wood Lane, White City, në perëndim të Londrës, duke shkaktuar evakuime dhe masa emergjente.
Ngjarja ndodhi herët në mëngjes, rreth orës 03:08, kur autoritetet morën thirrjen e parë për ndihmë.

Sipas Zjarrfikësve të Londrës (LFB), 15 automjete dhe rreth 100 punonjës zjarrfikës janë mobilizuar për të shuar zjarrin.
“Ndërtesa është nëntë kate dhe zjarri aktualisht po prek katet drejt majës së ndërtesës. Që nga ora 08:00, një restorant, tarracë e jashtme dhe disa pajisje mbeten të ndezura. Një numër i panjohur apartamentesh gjithashtu mund të jenë prekur nga zjarri,” thuhet në deklaratën e LFB-së.

Autoritetet kanë punuar me zjarrfikësit për të evakuuar ndërtesat përreth si masë paraprake. Një qendër pushimi është ngritur për banorët e evakuuar, ndërsa rruga Wood Lane është mbyllur për trafikun dhe qytetarët janë këshilluar të shmangin zonën.
Qeveria ka mobilizuar ekipe nga stacionet e Hammersmith, North Kensington, Kensington, Chiswick dhe zona përreth.
Dy shkallë rrotulluese prej 32 metrash po përdoren si kulla uji për të shuar flakët nga lart, ndërsa ekipi i dronëve po ndihmon për të monitoruar situatën nga ajri.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa incidenti pritet të vazhdojë gjatë gjithë ditës me praninë e forcave zjarrfikëse në terren.

BBC u largua nga kjo ndërtesë në vitin 2013, ndërsa studio të fundit u mbyllën në korrik 2015.

Burimi: The Sun/ Përktheu: Syri.Net
© SYRI.net