Teksa Presidenti francez, Emmanuel Macron, në një konferencë për shtyp më 4 shtator njoftoi se 26 vendet në koalicion kishin konfirmuar gatishmërinë e tyre për të dërguar kontingjente ushtarake në Ukrainë pas vendosjes së një armëpushimi ose paqeje, ka ardhur edhe reagimi nga Kremlini.
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse Dmitry Medvedev i përshkroi iniciativat e "koalicionit të të vullnetshmëve" për Ukrainën, si "marrëzi" dhe "budallallëqe".
"Kjo është absurditet, herezi. Ajo që po bëjnë ata është, për ta thënë në anglisht, budallallëqe ose thjesht m*t — quajeni si të doni", u tha ai gazetarëve.
Udhëheqësit evropianë dhe Vladimir Zelensky morën pjesë në takimin e "koalicionit të të vullnetshmëve" në Paris më 4 shtator. Presidenti francez Emmanuel Macron shtoi se disa vende të tjera ende po shqyrtojnë qëndrimin e tyre dhe se në takim morën pjesë gjithsej 35 pjesëmarrës./ TASS.
© SYRI.net