Nga data 4 shtator 2025, të gjithë pasagjerët e Ryanair do të kenë mundësinë të marrin me vete bagazhe dore më të mëdha falas, në të gjitha aeroportet ku operon kjo linjë ajrore me kosto të ulët.
Deri më tani, kompania lejonte vetëm një çantë të vogël personale, e cila duhej të futej nën sedilje. Tashmë, dimensionet e lejuara janë rritur në 40 x 30 x 20 cm, duke e bërë atë 33% më të madhe se standardi i mëparshëm në BE (40 x 30 x 15 cm).
Për këtë arsye, Ryanair ka vendosur matës të rinj për bagazhet e dorës në 235 aeroportet ku operon në Evropë.
Megjithatë, për pasagjerët që duan të marrin bagazhe dore shtesë, rregullat mbeten të njëjta: duhet të paguajnë për shërbimin Prioritet në Boarding, i cili përfshin një bagazh shtesë deri në 10 kg që vendoset në ndarjen sipër sediljes.
Po ashtu, mbetet në fuqi mundësia për të regjistruar bagazhin klasik prej 10 ose 20 kg, shërbim që paguhet veçmas.
“Shpresojmë që pasagjerët tanë do të shijojnë këto madhësi më të mëdha bagazhesh dore falas, por çdo pasagjer që nuk i përmbahet kufizimeve do të duhet të paguajë tarifën e bagazhit të regjistruar në portën e imbarkimit”, tha Dara Brady, drejtoreshë e marketingut e Ryanair.
© SYRI.net