Putin e ftoi për dialog në Rusi, Zelensky refuzon! Reagon Kremlini

Putin e ftoi për dialog në Rusi, Zelensky refuzon! Reagon Kremlini

08:12, 05/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet ruse kanë shprehur zhgënjimin e tyre për mungesën e përparimit në përpjekjet për të nisur bisedimet me Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se presidenti Vladimir Putin ka propozuar një takim me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në kryeqytetin rus, duke theksuar se ftesa kishte për qëllim dialogun, jo nënshtrimin.

“Putini ka ftuar Zelenskyn në Moskë për të diskutuar mbi një marrëveshje të mundshme. Nuk bëhet fjalë për dorëzim, por për një iniciativë për bisedime,” theksoi Peskov në deklaratën e tij.

Kur u ngrit çështja se përse u propozua Moska si vendtakimi, Peskov shpjegoi se kjo ishte një ide e vetë presidentit rus, e cila u refuzua drejtpërdrejt nga Zelensky, përmes Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Ndërkohë, gjatë një konference për media në Paris së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, Zelensky u shpreh se është i hapur për një takim me Putinin, por ai nuk mund të zhvillohet në territorin rus.

Zëdhënësi i Kremlinit gjithashtu komentoi edhe mbi ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën nga vendet perëndimore, duke i cilësuar të pamjaftueshme.

“Nuk ka garanci të vërteta sigurie për Ukrainën që mund të vijnë nga shtetet perëndimore apo forcat ushtarake të tyre. Këto nuk janë zgjidhje të pranueshme për Rusinë,” deklaroi Peskov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco