Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Kush është liderja e ardhshme e Koresë së Veriut? 13-vjeçarja përflitet se do të pasojë Kim Jong Un si udhëheqëse

Kush është liderja e ardhshme e Koresë së Veriut? 13-vjeçarja përflitet se do të pasojë Kim Jong Un si udhëheqëse

17:44, 03/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vajza e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mendohet se do të jetë pasardhësja e mundshme e babait të saj.

Kim Ju Ae u fotografua në një aktivitet ndërkombëtar, duke zbritur nga treni e dyta në delegacion, krahas babait të saj, në paradën e “Ditës së Fitores” në Kinë.

Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut ka thënë më parë se e sheh Ju Ae, e cila thuhet se është rreth 13 vjeç, si pasardhësen e mundshme të babait të saj.

Këtë vlerësim e bazon në analizën e aktiviteteve të saj publike dhe protokolleve shtetërore që i ishin dhënë asaj.

Kush është Kim Ju Ae?

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut e quan atë fëmijën “më të dashur” ose “më të respektuar” të Kim Jong Un .

Mediat e Koresë së Jugut kanë spekuluar më parë se ajo është fëmija i dytë nga tre fëmijë i udhëheqësit dhe se fëmija i parë është djalë. Megjithatë, analistët kanë vënë në dyshim besueshmërinë e raporteve.

Koreja e Veriut, e cila është një nga vendet më sekrete në botë, nuk ka konfirmuar nëse Ju Ae ka ndonjë vëlla apo motër.

Mendohet se ajo është fëmija që ylli i basketbollit amerikan, Dennis Rodman, e quajti vajzën e vogël të zotit Kim pas udhëtimit të tij në kryeqytetin Pyongyang në vitin 2013.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco