Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Pagoi shpenzimet private në restorante me fondet e BE-së, dënohet me burg ish-ministrja

Pagoi shpenzimet private në restorante me fondet e BE-së, dënohet me burg ish-ministrja

15:44, 02/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-ministrja kroate e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të BE-së, Gabrijela Žalac, është dënuar me shtatë muaj burg nga Gjykata e Qarkut në Zagreb për përdorimin e fondeve evropiane në shpenzime private. Vendimi u mor pas një marrëveshje pranimi fajësie, njoftoi Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO).

Žalac, e lidhur me partinë në pushtet HDZ, akuzohej se midis viteve 2017–2019 kishte urdhëruar që fondet publike të përdoren për pagesa në lokale ushqimi, të cilat nuk kishin karakter zyrtar, duke i shkaktuar BE-së dhe Kroacisë një dëm prej mbi 9,700 euro. Gjatë hetimit, ajo i rimbursoi të gjitha fondet e kontestuara.

Ky nuk është dënimi i parë për ish-ministren. Në qershor, ajo u dënua me dy vjet burg në rastin “Software”, ku përveç shpërdorimit të detyrës dhe autoritetit u akuzua edhe për tregtim ndikimi. Si pjesë e marrëveshjes, ajo pagoi 200,000 euro si kompensim të pjesshëm.

Emri i saj është lidhur edhe me raste të tjera, përfshirë një dënim me burgim me kusht, pasi ndihmoi vëllain e saj të kalonte një provim përmes ndikimit të ish-sekretarit të shtetit Josipa Pleslić.

Çështjet e njëpasnjëshme gjyqësore ndaj Žalac kanë rritur presionin mbi partinë HDZ, në pushtet prej vitesh në Kroaci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco