Aktori i njohur francez, Gerard Depardieu, 76 vjeç, do të paraqitet në Gjykatën Penale të Parisit përballë akuzave të reja për përdhunim dhe sulm seksual.
Sipas “Le Figaro”, vendimi erdhi pasi një gjyqtar hetues urdhëroi nisjen e gjyqit mbi denoncimin e aktores Charlotte Anne, e cila doli hapur me akuzat e saj në vitin 2018.
Kujtojmë se në maj të këtij viti, Depardieu u dënua me një vit e gjysmë burgim me kusht për sulm seksual ndaj dy grave gjatë xhirimeve të filmit “Green Blinds”.
Rasti i ri ka rikthyer aktorin në qendër të debatit publik dhe ka shtuar presionin ndaj industrisë franceze të filmit, e cila është tronditur shpesh nga denoncime të ngjashme vitet e fundit.
© SYRI.net