Trump përsërit kërcënimin për sanksione ndaj Rusisë, por pa afat kohor

Trump përsërit kërcënimin për sanksione ndaj Rusisë, por pa afat kohor

21:47, 26/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti Donald Trump ka përsëritur kërcënimin e tij për vendosjen e sanksioneve të rënda ekonomike ndaj Rusisë, nëse Moska nuk i jep fund luftës kundër Ukrainës. Megjithatë, ai nuk përcaktoi ndonjë afat të ri kohor për ndërmarrjen e këtyre masave.

“Nuk do të jetë një luftë botërore, por do të jetë një luftë ekonomike. Do të jetë keq për Rusinë,” deklaroi Trump të martën, duke lënë të hapur mundësinë e presionit financiar.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ende shpreson për një rrugë ndërmjetësimi drejt një marrëveshjeje paqeje dhe nuk dëshiron të vendosë tarifa të reja që do të dëmtonin menjëherë ekonominë ruse.

Në deklaratat e tij, Trump përsëriti gjithashtu se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “nuk është krejtësisht i pafajshëm” në këtë konflikt, ndërsa hodhi poshtë sinjalet nga Moska se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Kievin. “Nuk ka rëndësi se çfarë thonë. Të gjithë po bëjnë sikur shkëlqejnë. Janë të gjitha budallallëqe,” u shpreh ai.

Megjithëse ka paralajmëruar disa herë për masa të ashpra, Trump nuk ka ndërmarrë ende hapa konkretë, duke e shtyrë disa herë afatin për vendimet e tij. “Ajo që mendoja se do të ishte më e lehta, po rezulton të jetë më e vështira. Por mendoj se do ta përfundoj,” theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco