Momenti dramatik në Gaza/ Fotografi i Reuters plagoset gjatë shpërthimit të dytë në spital, tek i pari vdiq kameramani (VIDEO)

Momenti dramatik në Gaza/ Fotografi i Reuters plagoset gjatë shpërthimit të dytë në spital, tek i pari vdiq kameramani (VIDEO)

13:35, 26/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një video dramatike tregon momentin e sulmit të dytë, më 25 gusht, ndaj spitalit Nasser në Khan Younis, Gaza. Gjatë kohës që ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të largonin të plagosurit dhe viktimat e sulmit të parë, ndodhi shpërthimi i dytë.

Kameramani i Reuters, Hussam al-Masri, u vra në sulmin e parë, ndërsa fotografi Hatem Khaled u plagos gjatë sulmit të dytë. Në pamje shihet një burrë që pas sulmit të parë mban një kamerë dhe mikrofon me njolla gjaku që qan në dëshpërim. Në fund të videos dokumentohet shpërthimi i dytë, ku Hatem Khaled mbeti i plagosur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila administrohet nga Hamas, bilanci i dy sulmeve ndaj spitalit është 20 të vrarë

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco