Disa turistë u lanë në ujrat e kanaleve të Venecias, pasi gondola me të cilën po lëviznin u përmbys papritur. Në videon që qarkullon në rrjete sociale, duken disa turistë të cilët përpiqen të notojnë për tu kapur pas varkave të ankoruara, ndërsa kishte të tjerë, si dy vajza të cilat iu desh të kapen dhe ngjiten përmes hekurave të dritareve për të hipur mbi urë.
Nuk është incidenti i parë ky që ndodh me gondola në Venecia. Mendohet se mjeti klasik lundrues të ketë humbur ekuilibrin ndoshta për shkak të një lëvizjeje të papritur të pasagjerëve që po përpiqeshin të bënin selfie ose të filmonin video, duke bërë që të gjithë personat në bord të përfunduan në ujë, në një nga kanalet e qytetit.
Videoja bëri xhiron e rrjetit.
© SYRI.net