Aktivistët mjedisorë bllokojnë rafinerinë kryesore të Norvegjisë, Greta Thunberg bashkohet me protestën

Aktivistët mjedisorë bllokojnë rafinerinë kryesore të Norvegjisë, Greta Thunberg bashkohet me protestën

14:26, 18/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rreth 200 aktivistë mjedisorë, përfshirë Greta Thunberg, kanë bllokuar rafinerinë kryesore të Norvegjisë në Mongstad, duke kërkuar që vendi të mbyllë industrinë e naftës dhe gazit. Protestuesit e grupit “Rebelimi i Zhdukjes” zunë hyrjen e rafinerisë në Bergen, ndërsa një grup kajakistësh dhe varkash me vela bllokuan portin.

Policia ndodhet në vendngjarje që nga mëngjesi dhe ka njoftuar se po monitoron situatën, ndërkohë që aktivistët paralajmërojnë vazhdimin e demonstratave gjatë gjithë javës. “Jemi këtu sepse është e qartë se nafta nuk ka të ardhme. Lëndët djegëse fosile çojnë në vdekje dhe shkatërrim”, deklaroi Greta Thunberg, duke akuzuar vendet prodhuese të naftës se “kanë duar të përgjakshme”.

Norvegjia është shpesh në qendër të kritikave për shkak të industrisë së saj të fuqishme të naftës dhe gazit, megjithëse autoritetet në Oslo e justifikojnë atë si burim punësimi, ekspertize dhe garanci për stabilitetin energjetik evropian. Rafineria Mongstad është në pronësi të gjigantit shtetëror Equinor, i cili ka deklaruar se deri në vitin 2035 do të mbajë prodhimin e naftës në 1.2 milion fuçi në ditë dhe të gazit në 40 miliardë metra kub në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco