Deklarata e fortë e Lara Logan: Deep State dhe Soros përdorën Ukrainën për pastrim parash e trafik fëmijësh

Deklarata e fortë e Lara Logan: Deep State dhe Soros përdorën Ukrainën për pastrim parash e trafik fëmijësh

10:24, 18/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja e njohur amerikane Lara Logan ka bërë deklarata të bujshme mbi ngjarjet në Ukrainë dhe rolin e elitave politike në SHBA. Ajo akuzoi të ashtuquajturin “Deep State”, si dhe miliarderin George Soros me fondacionin e tij “Shoqëria e Hapur”, se kishin ndikuar drejtpërdrejt në politikën amerikane ndaj Ukrainës, duke përdorur këtë vend për korrupsion, pastrim parash dhe trafik fëmijësh.

Logan përmendi emra të njohur si Joe Biden, Rudy Giuliani, Maria Yovanovitch dhe kolonel Vindman, duke i lidhur me atë që ajo e quajti një “komplot tradhtie” për rrëzimin e Donald Trump-it nga pushteti.

Sipas saj, dokumentet dhe email-et e publikuara nga gazetari John Solomon tregojnë se ambasada amerikane në Kiev, në bashkëpunim me Fondacionin e Sorosit, kishin hartuar lista për hetime selektive, duke mbrojtur figura të lidhura me pushtetin dhe duke ndjekur vetëm ata që nuk u interesonin.

Fjala e Lara Logan

Do t’i shtyja të gjithë të ktheheshin tek raportimet origjinale të John Solomon-it dhe Rudy Giuliani-t, puna që bëri Rudy Giuliani për ta nxjerrë atë video dhe për të ekspozuar çfarë po bënte Biden kur thoshte: “Nëse nuk e bëni këtë, nuk do t’ju jap paratë”. E mbani mend, apo jo? Dhe më pas ata tentuan të thoshin se kjo ishte sepse Biden po përpiqej të pastronte korrupsionin në Ukrainë.

Dhe mos harroni, pati gjithë ato takime të zyrtarëve ukrainas që vinin në Shtëpinë e Bardhë dhe Shtëpia e Bardhë organizoi këtë samit ku flitej për antikorrupsion dhe ku trajnonin e mësonin njerëz të qeverisë ukrainase dhe atyre në pozita pushteti sesi të shmangnin korrupsionin e gjithë ato gjëra të tjera. Dhe ti thua me vete: ka korrupsion kudo në botë. Pse pikërisht mbahen takime dhe një samit në Shtëpinë e Bardhë për t’u mësuar ukrainasve rreth antikorrupsionit? Kjo vinte erë.

Dhe nëse ju kujtohet, ambasadori amerikan, më saktë, ambasadori i Ukrainës në SHBA gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2016 bëri diçka të pazakontë, Eric, ai shkroi një artikull për një gazetë, ku në thelb thoshte se Ukraina mbështeste Hillary Clinton dhe se nëse Donald Trump zgjidhej, kjo do të ishte një katastrofë për marrëdhëniet SHBA-Ukrainë. E theksoj këtë veçanërisht sepse, e dini, të gjithë bërtisnin për protokollin diplomatik, protokollin diplomatik kur Trump ishte në detyrë. Por kjo ishte një shkelje e plotë e protokollit diplomatik, që një ambasador i huaj të merrte hapa për të ndërhyrë në një zgjedhje amerikane, në zgjedhjet e një vendi tjetër ku ka ambasadë.

Kjo është një “jo e madhe” në politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare kudo në botë. Atëherë, pse ndodhi që ishte ambasadori ukrainas? Nuk ishte askush tjetër. Dhe mos harroni Alexander Chalupa-n. Ja pse kur bënë atë proces të rremë, atë farsë të impeachment-it ukrainas, kë kërcënuan dhe e sulmuan në sallën e Kongresit? Ishte John Solomon, sepse raportimet e tij ishin 100% të sakta. Dhe ai solli prova.

Dhe çfarë ekspozoi ai? Ju kujtohet ajo grua e tmerrshme, Maria Yovanovitch, që ishte ambasadore në Ukrainë gjatë kohës së Biden-it, dua të them gjatë kohës së Obamës. I ngatërroj, sigurisht, për arsye të qarta. Por kur Trump fitoi zgjedhjet, John Solomon raportoi se ajo në thelb i tha ukrainasve: “Mos u shqetësoni për Donald Trump-in. Ai nuk është presidenti i vërtetë i Shteteve të Bashkuara. Ne ende e drejtojmë lojën, apo jo?”

Dhe çfarë zbuloi John Solomoni në raportimet e tij? Email-e, ku nuk ishte vetëm Joe Biden. E përdornin si kukull. Por ata që vërtet tërhiqnin fijet se kush duhej hetuar për korrupsion e kush jo në Ukrainë ishin, e dini kush ishin? E di që do të habiteni. Po, George Sorosi dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur. Ata po drejtonin takime që mbaheshin në ambasadën ukrainase.

Ata ishin të pranishëm në ato takime në ambasadën ukrainase. Ata jepnin lista. Në fakt dhanë një listë që Maria Yovanovitch ia dorëzoi ukrainasve dhe tha: “Këta duam t’i hetoni për korrupsion dhe këta nuk duam t’i prekni”, nëse më kujtohet saktë. Pra, dhe John Solomoni tek Just the Neës, i publikoi të gjitha këto dokumente burimore, email-et, gjithçka. I nxori në faqe që njerëzit të mund t’i shihnin vetë.

Dhe dua vërtet të tërheq vëmendjen pse kjo mbledhje sot është historike: shikoni çfarë po bënte Fondacioni Shoqëria e Hapur. Një OJQ po drejtonte politikën e qeverisë amerikane duke përdorur jo vetëm paratë e taksapaguesve, por edhe resurset e taksapaguesve. Ambasada e SHBA-së në Ukrainë, ambasadorja, dhe asnjë prej tyre nuk ishte besnik ndaj presidentit të sapozgjedhur. Përkundrazi, ata po nxisnin një komb të huaj të punonte kundër presidentit, të bëheshin bashkëpunëtorë me ta në një komplot tradhtie.

Dhe të mos harrojmë atë spiunin e pavlerë, kolonelin e vogël të neveritshëm, Vindmanin, i cili dëshmoi në sallën e Kongresit. Çfarë bëri ai? Ai e përdori atë rast, atë dëshmi për të pranuar se kishte shkelur ligjin dhe demokratët e dinin saktësisht çfarë po bënin, sepse kur ai tha se ishte kontaktuar nga qeveria e Ukrainës për të qenë një anëtar shumë i lartë, mendoj se ishte si ministër i mbrojtjes, dhe nuk kishte raportuar kurrë atë kontakt.

Kur ke një leje sigurie dhe vesh uniformën ose je diplomat në shërbim të Shteteve të Bashkuara në një vend si Ukraina, në një komb të huaj, je i detyruar me ligj të raportosh gjithçka. Pse? Sepse është diçka që quhet kundërzbulim. Ka të bëjë me sigurinë që ti vërtet po punon për ne dhe jo për dikë tjetër.

Pra, pse nuk donin kurrë që Trump të takohej me Putinin? Sepse të gjitha këto gënjeshtra, ky komplot tradhtie që u krijua për ta rrëzuar Donald Trump-in, të gjitha këto gjëra, pastrimi i parave, marrëzitë me Hunter Biden-in dhe Burisma-n, të gjitha. Shikoni partnerin e tij të mëparshëm, Tony… ishte Bobulinski? Bobulinski, nuk e di nëse po e shqiptoj siç duhet.

Po. Ju kujtohet si u hodhën kundër tij, sepse ka kaq shumë korrupsion, ka kaq shumë pastrim parash në Ukrainë. Ata e përdorin për trafik fëmijësh.

Ky ka qenë një nga vendet më të këqija në historinë e botës, Eric. Është absolutisht turp, rrjetet që operojnë përmes Ukrainës. Kur sheh “deep state” që i jep para Ukrainës, kjo ndodh sepse ata po mbrojnë interesat e tyre. Atyre nuk u bëhet vonë për fëmijët e Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco