Presidenti i Ukrainës, sot në Washington! Trump: Zelensky mund t’i japë fund luftës nëse dëshiron

Presidenti i Ukrainës, sot në Washington! Trump: Zelensky mund t’i japë fund luftës nëse dëshiron

08:00, 18/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Ukrainvs, Volodymir Zelensky mbërrin sot në SHBA për takimin e së hënës në Shtëpinë e Bardhë, në të cilin do të marrin pjesë edhe liderë kryesorë evropianë.

Trump ka deklaruar se udhëheqësi i Ukrainës mund t’i japë fund luftës së Rusisë “nëse dëshiron” , por theksoi se “nuk do të ketë hyrje në NATO nga Ukraina” si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Trump thotë gjithashtu se nuk do të ketë “kthim mbrapsht” të gadishullit të Krimesë, i cili u aneksua ilegalisht nga Moska në vitin 2014.

Përveç Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Trump do të mirëpresë sot në Shtëpinë e Bardhë edhe një numër udhëheqësish të tjerë evropianë.

Pritet të marrin pjesë udhëheqësit e mëposhtëm:

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer
Presidenti francez Emmanuel Macron

Kancelari gjerman Friedrich Merz
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni
Presidenti finlandez Alexander Stubb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco