Izraeli plan për marrjen nën kontroll të Gazës, KS e OKB-së mblidhet nesër, ministri i Mbrojtjes: S'tërhiqemi

Izraeli plan për marrjen nën kontroll të Gazës, KS e OKB-së mblidhet nesër, ministri i Mbrojtjes: S'tërhiqemi

19:43, 08/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit u është kundërpërgjigjur shteteve që “dënojnë dhe kërcënojnë me sanksione” Izraelin për planet për të marrë kontrollin e Gazës.

Në një postim në X, Israel Katz tha se kritikët nuk do ta “dobësojnë vendosmërinë tonë” për të mposhtur Hamasin, duke këmbëngulur se grupi i armatosur palestinez “ende paraqet kërcënim për sigurinë e Izraelit”.

“Kanë kaluar ditët kur hebrenjtë nuk e mbronin veten,” tha Katz. “Tani është koha që udhëheqja të marrë vendime.

“Duhet të jemi të denjë për ushtarët tanë heroikë, aktivë e rezervistë, që po luftojnë në tunelet e Gazës kundër përbindëshave të Hamasit; për familjet e pengjeve që presin të dashurit e tyre; për familjet e dëshmorëve që dhanë jetën për shenjtërinë e Zotit; dhe për të gjithë të plagosurit që luftuan si luanë për të mbrojtur atdheun” shkruan ai.

 Ndërkohë Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet nesër në një takim urgjent në Nju Jork për të diskutuar planin e Netanjahut.

Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së – me përjashtim të SHBA-së dhe Panamasë – kanë kërkuar një mbledhje urgjente pasi Izraeli njoftoi planet për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, shkruan BBC

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së tha se António Guterres është thellësisht i alarmuar nga vendimi i qeverisë izraelite për të “marrë kontrollin e qytetit të Gazës”.

Ky vendim, tha zëdhënësi, “përbën një përshkallëzim të rrezikshëm dhe rrezikon të thellojë pasojat tashmë katastrofike për miliona palestinezë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco