Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Kolumbi/ Ish-presidenti dënohet me 12 vjet burg për mashtrim

Kolumbi/ Ish-presidenti dënohet me 12 vjet burg për mashtrim

22:38, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-presidenti kolumbian Alvaro Uribe është dënuar në shkallën e parë me 12 vite arrest shtëpiak.

Vendimi është dhënë nga gjykatësja Sandra Liliana Heredia, e cila ka nënshkruar një vendim prej 1114 faqesh, ku e shpall Uriben fajtor për mashtrim procedural dhe korrupsion në kuadër të një çështjeje penale.

Sipas të përditshmes El Tiempo, dënimi është më i rëndë se ai i kërkuar nga Prokuroria, e cila kishte propozuar nëntë vite burg.

Megjithatë, dënimi nuk do të zbatohet menjëherë, pasi avokatët mbrojtës të ish-presidentit kanë njoftuar se do të apelojnë vendimin. Çështja do të kalojë tashmë në Gjykatën e Lartë të Bogota-s.

Alvaro Uribe ka qenë president i Kolumbisë në periudhën 2002–2010 dhe mbetet një figurë tejet ndikues në politikën kolumbiane, pavarësisht polemikave që e kanë ndjekur ndër vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco