Një incident i rëndë ka ndodhur në një bar në Montana të SHBA-së, ku një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar viktima.
Raportimet paraprake flasin për 4 deri në 6 të vrarë, ndërsa autori është ende në arrati. Autoritetet kanë rrethuar qytetin e Anaconda dhe po zhvillojnë një operacion të gjerë për ta lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin.
Sipas të dhënave zyrtare, i dyshuari është identifikuar si Michael Broën, 45 vjeç. Në një njoftim në Facebook, Zyra e Sherifit njoftoi se ai është parë i veshur me një kanotierë, xhinse blu dhe një bandanë portokalli.
Njësia speciale SWAT ka kontrolluar banesën e tij në Anaconda, por pa sukses. Ndërkohë, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.
“Mbrëmjen e sotme një person i armatosur është në kërkim pas të shtënave në Oël Bar dhe ndodhet në ndjekje nga forcat e rendit. Jemi të izoluar deri në kapjen e autorit. Qëndroni të sigurt!”, thuhej në një postim të faqes lokale Anaconda Leader. Syri.net-CNN.gr
© SYRI.net