Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Brazilianët protestojnë kundër tarifave të Trump

Brazilianët protestojnë kundër tarifave të Trump

20:52, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Brazilianët në Sao Paolo protestuan kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump përpara ambasadës.amerikane

Vendi përballet me një nga normat më të larta, 50% për shumë eksporte.

Qeveria e Brazilit ka bërë me dije se do të njoftojë disa masa emergjente javën e ardhshme për të ndihmuar bizneset të përballen me tarifat prej 50% që ka vendosur Trump.

Disa produkte si lëngu i portokallit dhe disa vajra, të cilat tashmë i nënshtrohen tarifave sektoriale, janë të përjashtuara. Por disa nga eksportet më të mëdha të Brazilit, si mishi i viçit dhe kafeja, do të vazhdojnë të preken. Brazili është eksportuesi më i madh i kafesë dhe SHBA-të marrin rreth një të tretën e kafesë së tyre, analizon BBC.

Ministri i Financave i Brazilit, Fernando Haddad, u tha gazetarëve se qeveria po finalizon shifrat, duke përfshirë shumat e nevojshme për të ndihmuar kompanitë e prekura, por se shpenzimet do të jenë në përputhje me rregullat fiskale lokale.

Ky është një tjetër shenjë se Brazili nuk po i nënshtrohet presionit që Trump po përpiqet të ushtrojë – i cili është politik, jo ekonomik.

SHBA-të i shesin më shumë Brazilit sesa blejnë, por Trump i ka paraqitur këto tarifa si hakmarrje për gjyqin e aleatit të tij – ish-presidentit brazilian të krahut të djathtë Jair Bolsonaro. Bolsonaro përballet me akuza për planifikimin e një grushti shteti pasi humbi zgjedhjet e fundit, të cilat ai i mohon.

Këto tarifa dhe masa të tjera ishin hartuar për të ushtruar presion mbi autoritetet braziliane, por kjo nuk duket se po funksionon. Presidenti i Brazilit ka këmbëngulur që gjyqësori është i pavarur, se Brazili nuk do të frikësohet dhe ka kërkuar negociata.

Nuk ka asnjë shenjë përparimi në këtë drejtim tani për tani. Në vend të kësaj, duket se qeveria e Brazilit planifikon të përpiqet të mbështesë vetë bizneset ndërkohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco