Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Këshilli i Evropës kritikon Spanjën për mangësi në luftën kundër korrupsionit

Këshilli i Evropës kritikon Spanjën për mangësi në luftën kundër korrupsionit

17:47, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilli i Evropës ka vënë në shënjestër Spanjën për mangësi serioze në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta të ekzekutivit, në një kohë kur kryeministri Pedro Sanchez po përballet me një sërë hetimesh të ndjeshme që prekin rrethin e tij të afërt dhe vetë Partinë Socialiste në pushtet.

Në një raport të fundit, një organ i Këshillit të Evropës që përfshin 48 vende, vëren se mungojnë veprime vendimtare dhe rezultate konkrete në zbatimin e rekomandimeve që lidhen qeverisjen në Spanjë.

Raporti thekson se, ndonëse janë propozuar disa përmirësime përmes një plani veprimi dhe një projektligji për transparencën administrative, ‘këto iniciativa mbeten ende të pazbatuara’.

Komisioni Evropian gjithashtu kritikon faktin se nuk është ndërmarrë asnjë hap për të reformuar sistemin e posaçëm të përgjegjësisë për anëtarët e qeverisë, ndërsa thekson se zyra për konfliktin e interesit ‘vazhdon të mos jetë realisht e pavarur dhe nuk ka një buxhet të vetin’.

Organizata u ka kërkuar autoriteteve spanjolle të dorëzojnë një raport progresi deri më 30 qershor 2026. Syri.net-CNN.gr

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco