Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Zelenski: Nëse Putini kërkon vërtet paqe, le të ulet me mua në tryezë

Zelenski: Nëse Putini kërkon vërtet paqe, le të ulet me mua në tryezë

16:58, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përsëriti sot gatishmërinë e tij për të zhvilluar një dialog të drejtpërdrejtë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zelensky deklaroi se vendi i tij dëshiron të “shkojë përtej deklaratave publike dhe takimeve të nivelit të ulët”, duke lënë të kuptohet se është koha për një dialog në nivel udhëheqësish.

Nëse ajo që tha sot Putin përfaqëson një vullnet të sinqertë për të ndalur luftën me dinjitet dhe për të vendosur paqe të qëndrueshme, atëherë Ukraina konfirmon edhe një herë gatishmërinë e saj për një takim në nivel liderësh, në çdo moment”, shkroi Zelensky në një postim në platformën X.

Ai shtoi se Ukraina bën thirrje që bisedimet të mos mbeten në nivel teknik, por të kalojnë në një fazë politike, përmes takimeve mes udhëheqësve të dy vendeve.

Deklarata e Zelenskyt vjen në përgjigje të komenteve të Putinit, i cili shprehu shpresën për vazhdimin e negociatave për paqe me Ukrainën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco