Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Kamala Harris flet për librin e ri dhe tmerret e 6 Janarit në 'Late Show' me Stephen Colbert

Kamala Harris flet për librin e ri dhe tmerret e 6 Janarit në 'Late Show' me Stephen Colbert

16:20, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris ishte e ftuar të enjten në mbrëmje në emisionin “Late Show with Stephen Colbert”.

Harris diskutoi për tema të ndryshme, përfshirë edhe librin e saj të ardhshëm me titull 107 Days. Pas prezantimit nga moderatori Stephen Colbert, ajo u prit me një ovacion të gjatë nga publiku që zgjati thuajse 45 sekonda.

“Zonja Zëvendëspresidente, është kënaqësi t’ju shoh përsëri,” tha Colbert. “Së pari, dukeni e çlodhur. Jam i lumtur për ju.”

Harris qeshi dhe pohoi me kokë.

Colbert e pyeti fillimisht Harrisin se sa kohë i duhej pasi la detyrën me 20 janar 2025 për të parë sërish lajmet.

“Jam kurioz, pas largimit nga detyra, kur filluat të shihnit sërish lajme?” pyeti ai.

“Pas shumë muajsh,” u përgjigj Harrisi. “Nuk jam shumë e prirur për vetëdëmtim.”

Më pas, Colbert kaloi tek ajo që Harrisi përjetoi pasi humbi zgjedhjet por mbeti ende në detyrë për më shumë se dy muaj.

Gjatë intervistës, u diskutuan tema të ndryshme, por fokusi kryesor ishte përvojat e Harrisit si zëvendëspresidente. Pjesa më e madhe e segmentit të parë iu kushtua datës 6 janar, si në vitin 2025 ashtu edhe në 2021. Ajo foli për 6 janarin 2025, kur ajo drejtoi seancën e përbashkët të Kongresit dhe certifikoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, ku doli humbëse. Colbert shprehu keqardhje që Harrisit iu desh ta përballonte një moment të tillë. Ai e krahasoi gjithashtu me 6 janarin e vitit 2021.

Duhej të ishit atje me 6 janar 2025 për të numëruar votat elektorale dhe për t’i certifikuar,” tha Colbert. “Para së gjithash, faleminderit që përmbushët detyrën tuaj kushtetuese.”

“Dhe thënë me shaka, në ndonjë moment gjatë numërimit keni menduar: ‘Ka njeri që do të dëshirojë të sulmojë Kapitolin?’” pyeti Colbert-i me humor.

“Isha plotësisht e vetëdijshme për atë që kërkonte ai moment, jo vetëm nga unë, por nga i gjithë vendi,” tha Harris. “Flas për këtë në libër. Ishte padyshim një ditë e vështirë. Katër vjet më parë, në të njëjtën datë, unë isha në Kapitol sepse isha zëvendëspresidente e zgjedhur dhe senatore. Kështu që në libër flas për atë udhëtim drejt Kapitolit dhe kujtimet që më erdhën në mendje nga katër vite më parë.”

“Ishte një ditë e vështirë sepse ngjalli shumë ndjenja, shumë kujtime për atë ditë të saktë, dhe për atë që ka përfaqësuar ajo ditë në historinë e vendit tonë, në historinë e afërt të Shteteve të Bashkuara,” shtoi ajo.

Gjatë diskutimit për përvojën e saj, Harrisi foli me vlerësim edhe për veprimet e paraardhësit të saj, ish-zëvendëspresidentit Mike Pence, gjatë asaj periudhe. Colbert e pyeti nëse kishte pasur ndonjë bisedë me Pence-in për 6 janarin.

“E keni diskutuar me Pence-in këtë ndonjëherë?” pyeti Colbert-i.

“Jo, nuk kam pasur rastin,” u përgjigj Harrisi. “Por jam shumë e lumtur ta komplimentoj sa herë që kam mundësi për guximin që tregoi me atë që bëri.” Washington Examiner - Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco