Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

OKB: Që nga fundi i majit, 1,373 palestinezë janë vrarë ndërsa përpiqeshin të siguronin ushqim

OKB: Që nga fundi i majit, 1,373 palestinezë janë vrarë ndërsa përpiqeshin të siguronin ushqim

12:52, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OCHR) ka njoftuar se që nga 27 maji, të paktën 1,373 palestinezë janë vrarë në Gaza ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore.

Sipas OKB-së, të paktën 859 prej tyre janë vrarë pranë njërës nga katër qendrat e shpërndarjes së Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF), të cilat operohen nga kompani private sigurie amerikane dhe ndodhen brenda zonave ushtarake izraelite.

OKB-ja thotë se shumica e këtyre viktimave janë vrarë nga ushtria izraelite. Edhe pse janë të vetëdijshëm për praninë e grupeve të armatosura të tjera në të njëjtat zona, ata shtojnë se “nuk kanë informacion që tregon për përfshirjen e tyre në këto vrasje.”

Zyra shtoi gjithashtu se “nuk ka informacion që këta palestinezë të kenë marrë pjesë drejtpërdrejt në armiqësi ose të kenë paraqitur ndonjë kërcënim për forcat e sigurisë izraelite.”

Izraeli ka akuzuar Hamasin për nxitjen e kaosit pranë vendeve të ndihmës. Sipas autoriteteve izraelite, trupat e tyre kanë qëlluar vetëm të shtëna paralajmëruese dhe nuk synojnë civilët qëllimisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco