Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Ky është 35-vjeçari që u vra dhe u copëtua nga nëna dhe e dashura(Foto)

Ky është 35-vjeçari që u vra dhe u copëtua nga nëna dhe e dashura(Foto)

10:54, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Gemona del Friuli, në verilindje të Italisë. Alessandro Venier, 35 vjeç, dyshohet se është vrarë dhe më pas trupi i tij është copëtuar nga nëna dhe e dashura.

Venier, i cili punonte në një pozicion të thjeshtë në një spital lokal, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij ditën e enjte.

Mbetjet e trupit të tij u zbuluan nga policia brenda një koshi plehrash, të mbuluara me gëlqere të pashuar, një përpjekje për të fshehur erën e trupit.

Të dyshuarat për këtë akt makabër janë nëna e tij, Lorena Venier, 61 vjeç, me profesion infermiere, dhe e dashura kolumbiane 30-vjeçare. Sipas hetimeve paraprake, ato dyshohet se e kanë droguar Alessandro-n dhe më pas e kanë copëtuar me një sëpatë.

Alessandro jetonte në të njëjtën banesë me partneren dhe vajzën e tyre gjashtëmuajshe. Deri më tani nuk është bërë publik ndonjë motiv i qartë për krimin, raportojnë mediat italiane.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco