I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të vizitojë nesër Rripin e Gazës, ku do të inspektojë pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare dhe do të hartojë një plan për përforcimin e furnizimeve me ushqime për popullsinë e zonës.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, e cila shtoi se Witkoff do të shoqërohet edhe nga ambasadori amerikan Mike Huckabee.
Vizita në Gazë vjen pas një takimi të cilësuar si “shumë produktiv” mes Witkoff dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, me qëllim koordinimin e ndihmës në terren.
Në të njëjtën deklaratë për media, Leavitt u ndal edhe te vizita e fundit e presidentit Trump në Skoci, duke e cilësuar si “historike”, pasi, sipas saj, në më pak se 48 orë Trump arriti “marrëveshjen më të madhe tregtare ndonjëherë” dhe “parandaloi për herë të dytë një luftë në Azi”.
Ajo theksoi gjithashtu se ish-presidenti ka luajtur një rol kyç në arritjen e një “armëpushimi të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” mes Tajlandës dhe Kamboxhias, duke shtuar: “Prej kohësh, Donald Trump duhej të kishte marrë Çmimin Nobel për Paqen.”
© SYRI.net