Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

20:31, 31/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se mirëpret hapat e fundit të ndërmarra për të njohur shtetin palestinez nga Franca, Britania e Madhe dhe vende të tjera.

Ne i konsiderojmë reagimet e fundit humanitare nga Evropa, veçanërisht Franca dhe Britania e Madhe, si shumë të vlefshme. Ne mirëpresim çdo hap të ndërmarrë drejt njohjes së shtetit të Palestinës”, tha Erdogan në Ankara, sipas Reuters.

Erdogan tha se i telefonoi Presidentit Francez Emmanuel Macron për ta përgëzuar për vendimin e tij për të njohur shtetin palestinez, duke shtuar se mbështetja e një zgjidhjeje me dy shtete do të ishte mënyra më efektive për të kundërshtuar politikat e Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco