Nisja e planifikuar për sot e raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX, e cila do të dërgonte katër astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), u anulua në momentin e fundit për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Ekuipazhi, dy astronautë të agjencisë hapësinore amerikane NASA, një kozmonaut rus dhe një astronaut japonez, kishin zënë tashmë vendet e tyre në kapsulën Dragon në Qendrën Hapësinore Kennedy.
Vetëm rreth një minutë përpara se të fillonte numërimi mbrapsht, kontrollorët e misionit të SpaceX pezulluan procesin, pasi mbi zonë u afruan re të zeza që paralajmëronin stuhi.
NASA njoftoi se fluturimi do të riprogramohet për ditën e nesërme. Syri.net-CNN.gr
© SYRI.net