Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Trump kërkon paqe në Ukrainë deri më 8 gusht

Trump kërkon paqe në Ukrainë deri më 8 gusht

17:54, 31/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të qartë se dëshiron një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë deri më 8 gusht.

“Të dyja palët, si Rusia ashtu edhe Ukraina, duhet të negociojnë një armëpushim dhe një paqe të qëndrueshme. Ka ardhur koha për një marrëveshje. Presidenti Trump e ka bërë të qartë se kjo marrëveshje duhet të arrihet deri më 8 gusht.
SHBA po përgatiten të zbatojnë masa shtesë për të garantuar paqen
,” deklaroi diplomati i lartë amerikan, John Kelly, gjatë fjalës së tij në Këshillin 15-anëtarësh të Sigurimit.

Vetëm pak ditë më parë, Presidenti amerikan tha gjatë një vizite në Skoci, lidhur me afatin që i jep Rusisë para se të vendosen sanksione: “Dhjetë ditë nga sot. Do të vendosim tarifa dhe masa të tjera.” Syri.net-iefimerida

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco