Pas një tërmeti me magnitudë 8.8 pranë bregut lindor të Rusisë, një sërë paralajmërimesh për cunami janë lëshuar në shumë vende rreth Oqeanit Paqësor. Autoritetet po evakuojnë zona bregdetare dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg ujit.
Sipas Qendrës Amerikane për Paralajmërime Cunami, valë më të larta se 3 metra janë të mundshme në disa bregdete të Ekuadorit, Ishujve Veriperëndimorë të Havait dhe Rusisë. Në rajonin e Kamçatkës në Rusi, ekipet e emergjencës po evakuojnë banorët drejt zonave më të sigurta.
Valë mes 1 deri në 3 metra mund të prekin gjithashtu bregdetet e Kilisë, Kosta Rikës, Havait, Japonisë dhe ishujve të tjerë në Paqësor.
Ndërkohë, valë deri në 1 metër janë të pritshme në vende si Australia, Meksika, Kolumbia, Zelanda e Re, Tajvani dhe Tonga.
Situata në vende të ndryshme:
Japonia: Mbi 1.9 milionë njerëz janë nën urdhra evakuimi. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të jenë në gatishmëri të lartë për valë të mëdha.
Havai: Në alarm të plotë për cunami. Banorët janë udhëzuar të ngjiten në zona të larta, ndërsa anijet janë këshilluar të qëndrojnë larg bregut. Kryetari i bashkisë së Honolulu u shpreh:
"Ju lutem, merreni seriozisht. Shkoni sa më lart që të mundeni."
Bregu Perëndimor i SHBA (Oregon, Kaliforni, Washington):
Autoritetet kanë lëshuar këshillime për cunami, duke këshilluar qytetarët të shmangin plazhet dhe portet.
Oregon priten valë deri në 60 cm gjatë natës.
Kina: Autoritetet kineze kanë dhënë paralajmërim për cunami për Zhejiang dhe Shanghai, ku priten valë deri në 1 metër.
Peruja: Qeveria ka lëshuar paralajmërim për cunami dhe është në gjendje gatishmërie me monitorim të vazhdueshëm të situatës.
Qytetarët në të gjitha zonat e rrezikuara këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale, të shmangin zonat bregdetare dhe të qëndrojnë të informuar për çdo përditësim./BBC
At least 4 whales have washed up along the coast of Japan, hours after 8.8 earthquake
— Sumit (@SumitHansd) July 30, 2025
Civilians seen on top of building in Hokkaido, Japan amid tsunami warning.
Tsunami Warning ⚠️ Russia, Alaska, Hawaii, Japan #earthquake #tsunami #Russia #Japan #Hawaii #Alaska pic.twitter.com/3BhfkszQjz
© SYRI.net