Tusk: 32 të arrestuar për bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës ruse

Tusk: 32 të arrestuar për bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës ruse

08:42, 30/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

32 persona të dyshuar për bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës ruse në organizimin e sabotazhit dhe sulmeve u arrestuan në Poloni, tha kryeministri i atij vendi, Donald Tusk.

Tusk tha se “këto dyshime janë të bazuara”, raporton PAP.

Siç deklaroi ai, midis të dyshuarve të ndaluar ka shtetas të Polonisë, Rusisë, Ukrainës, Bjellorusisë dhe Kolumbisë .

Duke folur për rastin e një kolumbiani 27-vjeçar, i akuzuar për vënien e dy zjarreve në Poloni, Tusk theksoi se puna e prokurorisë dhe shërbimeve polake konfirmoi edhe një herë se përpjekjet për sabotim u kryen gjithashtu nën urdhrat e drejtpërdrejtë të shërbimeve ruse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco