Ambasadori amerikan në Izrael, Maik Hakabi, hodhi poshtë njohjen e shtetit palestinez nga Franca, duke vlerësuar se kjo lëvizje i jep Hamasit mundësinë të paraqitet si ‘fituese'. Ai e krahasoi këtë me ‘dhënien e fitores nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore’.
Në një intervistë për Fox Neës, Hakabi e quajti ‘shumë të papërgjegjshme’ vendimin e presidentit francez Emanuel Macron, duke thënë se ai fshin çdo shpresë që Hamas të heqë dorë nga lufta.
“Ky vendim i jep Hamasit përshtypjen se ka një mundësi reale për të pretenduar fitore, që do të ishte si t’i jepje fitoren nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore,” shtoi ai.
Hakabi, është i njohur për mbështetjen e palëkundur ndaj Izraelit. Ai ka shprehur madje dyshime për ekzistencën e popullit palestinez, duke thënë se ata mund të vendosen në vende fqinje si Siria, Jordania apo Egjipti. Të dielën, ai ironizoi Makron për shpalljen e njëanshme të shtetit palestinez.
Në një postim në platformën X, ai shkroi se Franca do të propozojë Bregun e Fildishtë për vendosjen e palestinezëve dhe se ‘shteti i ri do të quhet Frankestina’.
Në shkurt të këtij viti, presidenti amerikan Donald Trump shprehu dëshirën që Gaza të transformohet në “Riviera e Lindjes së Mesme”, duke zhvendosur popullsinë për të rindërtuar zonën e shkatërruar nga lufta.
Hakabi e përsëriti këtë propozim dhe sulmoi sërish Makronin, duke pyetur: “Pse nuk strehojnë njerëzit e Gazës që duan të largohen me dëshirë? Pse nuk e bën Britania?”
Deklaratat e Hakabit u bënë pak para se kryeministri britanik Keir Starmer të njoftonte synimin për njohjen e një shteti palestinez në shtator.
Macron's unilateral "declaration" of a "Palestinian" state didn't say WHERE it would be. I can now exclusively disclose that France will offer the French Riviera & the new nation will be called "Franc-en-Stine."https://t.co/zCZR0Fj9tc
— Ambassador Mike Huckabee (@GovMikeHuckabee) July 25, 2025
© SYRI.net