Qëllimi i qeverisë britanike për të njohur shtetin palestinez, nëse Izraeli nuk merr masa të rëndësishme për të ndalur krizën humanitare në Gaza dhe nuk përmbush kushtet e tjera, u mirëprit sot nga ministri francez i Jashtëm.
Ai theksoi se kjo është një mënyrë për të ‘ndalur së bashku ciklin e pafund të dhunës dhe për të krijuar përsëri perspektiva paqeje’ në rajon.
“Britania e Madhe sot i bashkohet dinamikës që ka krijuar Franca për njohjen e shtetit të Palestinës,” shkroi në një postim në rrjetin social X kreu i diplomacisë franceze, Jean-Noël Barrot.
Njoftimi i kryeministrit britanik Keir Starmer erdhi pak ditë pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron për vendimin e tij për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në shtator në Nju Jork. Syri.net-CNN.gr
© SYRI.net