Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, mbi 28 njerëz të plagosur, disa rëndë

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, mbi 28 njerëz të plagosur, disa rëndë

19:07, 19/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në bulevardin ‘Santa Monica’ në Los Angeles.

Sipas mediave të huaja, gjashtë prej tyre të plagosurve janë në gjendje të rëndë, tha Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit (LAFD).

Thuhet se incidenti ndodhi në orën 02:00 sipas orës lokale (09:00 GMT) pranë një klubi nate në North Vermont Avenue, afër kryqëzimit me Santa Monica Boulevard, i cili është i famshëm për jetën e tij të natës.

Njëri nga pacientët kishte një plagë plumbi, tha Kapiteni i LAFD-së, Adam VanGerpen, dhe dëshmitarët okularë përshkruan se kishin dëgjuar të shtëna. ‘Kjo është nën hetim nga policia,’ tha ai më tej.

Shërbimet e emergjencës në vendin e ngjarjes në Los Angeles, ku thuhet se një makinë është përplasur me një turmë njerëzish.

Kapiteni VanGerpen tha gjithashtu se personi me plagën e plumbit mund të jetë shoferi, por shtoi ‘ne nuk e kemi konfirmuar ende këtë’.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një makinë gri në trotuar me mbeturina të shpërndara në tokë dhe një prani të madhe policie.

Aktualisht nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi hyrjen e automjetit në turmë.

Viktimat janë dërguar të gjitha në spitale ose qendra traumatike, u tha kapiten VanGerpen gazetarëve në vendngjarje.

Ai tha se shumica e atyre në turmë ishin gra që prisnin të hynin në klubin e natës.

‘Ishte një skenë shumë kaotike’, tha Kapiten VanGerpen, duke shtuar se ‘shumë kalimtarë pranë klubit dolën për të ndihmuar njerëzit’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco