Një ngjarje e rëndë është shënur në Melburn të Australisë, teksa një person është plagosur në një sulm me thikë jashtë një qendre tregtare.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në Homer St në Moonee Ponds, pranë Moonee Ponds Central, në veriperëndim të Melburnit rreth orës 4:35 të pasdites të hënën, pas raportimeve për një sherr mes tyre.
Policisë iu tha se dy persona ishin duke u grindur kur njëri prej tyre nxori një thikë dhe e goditi tjetrin, duke e plagosur.
Viktima pësoi lëndime të lehta në qafë dhe gjoks dhe u dërgua në Spitalin Mbretëror të Melbourne për trajtim.
I dyshuari u ndalua nga kalimtarët, përpara se të arrestohej në vendngjarje ndërsa media 7News raporton se sulmuesi dëgjohej duke bërtitur vazhdimisht “Allahu Ekber”.
Policia është kontaktuar për koment./ 7News.
© SYRI.net